Prag Azerbajxhan/ Seferi: “Jemi të bashkuar, për karrierën time do të mendoj pas evropianit”

Në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes së fundit miqësore të kombëtares tonë, në prag të nisjes së Euro 2024, kundër Azerbaxhanit, të pranishëm ishin tekniku Sylvinho si dhe sulmuesi Tulant Seferi.

Seferi u pyet nga gazetarët lidhur me formën e tij fizike, konkurrencën në skuadër, si dhe objektivat e kombëtares tonë në këtë evropian.

“Padyshim që gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë fort, kemi një ndjesi shumë të mirë, jemi krenarë. Jemi të gjithë bashkë dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu, me zor po e presim Europianin. Arbër Hoxha është një talent i madh me cilësi, jam i lumtur që ka luajtur dhe po luan për Shqipërinë. Konkurrenca është rritur dhe kjo është një gjë shumë e mirë për Kombëtaren. Futbolli ndonjëherë ka ulje dhe ngritje por unë kam pasur qëllimet e mia dhe kam punuar fort që të jem këtu dhe të bëj maksimumin dhe kjo është gjëja kryesore. Europianin nuk e shoh për kontratë e shoh si gjënë kryesore për gjithë kombin shqiptar, jemi këtu për të punuar fort dhe nuk e mendoj pjesën e transferimit, do ta mendoj pas Europianit. Ne jemi sulmues dhe duhet të bëjmë gola dhe shyqyr zotit jemi të gjithë mirë dhe nuk kemi lëndime dhe ja lëmë kohës. Ndeshja nga ndeshja ndryshon, kemi një grup të fortë por besimi do të jetë aty. Duhet të punojmë fort, e përgatisim fort ndeshjen kundër Italisë. Prej ditës së parë kur ka ardhur trajneri na ka thënë që duhet të jemi të bashkuar dhe të jemi një dhe do të jetë shumë e mirë për të gjithë Kombëtaren tonë. Ne jemi shqiptar dhe jemi shumë krenar për këtë fanellë që e veshim është një fanellë e rëndë dhe duhet të bëjmë maksimumin dhe shpresojmë që do kemi rezultate të mira, pse jo”, deklaroi Seferi.

Arena e Lajmit

Prag Azerbajxhan/ Seferi: “Jemi të bashkuar, për karrierën time do të mendoj pas evropianit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook