“Kam shumë dashuri”, Besa Kokëdhima flet për partnerin dhe zbulon planet për fëmijë

Besa Kokëdhima ka folur për herë të parë për jetën e saj private, duke zbuluar se është në një lidhje dashurie.

“Mund të them që jam shumë e lumtur dhe kam shumë dashuri në shpirt, jam në një periudhë shumë të mirë të jetë sime”, u shpreh këngëtarja dhe thotë se “Do ndihesha pak më e përmbushur po të kisha ca miliona dollarë, por okay. Kjo gjë mungon, çdo gjë tjetër është perfekt. (qesh)”

“Nuk ke çi do, leku të prish”, i tha Bora, e cila më pas e pyeti se “Çfarë presim tani nga artistja, pas përfundimit të Eurovizionit”.

“Do bëj një fëmijë”, u përgjigj Besa, ndërsa më pas qesh dhe thotë ‘bëra shaka’. “Jam karagjoze dhe e di se çfarë presin njerëzit, jo se e përjashtoj çfarë ka shkruar Zoti në të ardhmen.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook