Gardiani i portës së kombëtares gjermane Manuel Neuer, ishte në qendër të kritikave, mbrëmjen e së premtes, pas gabimit që solli edhe golin e parë për kombëtaren e Greqisë.
Megjithëse tekniku i tij, Nagelsmann u mundu t’i dilte në mbrojtje në përfundim të sfidës, duke thënë se nuk gaboi vetëm portieri i tij në këtë ndeshje, vetë Neuer, nuk fshihet pas gishtit.
“Mund të bënim më mirë në këtë ndeshje. Në pjesën e dytë u përmirësuam dhe krijuam më shumë raste. Goli i pësuar? Ishte gabimi im. Duhet ta kisha kryer më mirë atë rivënie të topit”, theksoi ndër të tjera portieri i “Panzerave”.
Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas
Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.Lajme të ngjashme
Sport
Arsenal nuk përmbahet në merkato, shumë pranë afrimit të “ylli”-t të rivalëve të qytetit Arsenal nuk ndalet në merkato, pasi është afër finalizimit të një marrëveshjeje për të sjellë në “Emirates” anësorin e Chelsea, Noni Madueke. Marrëveshja do të arrihet për një shumë prej 50 milionë eurosh. Për sa i përket lojtarit, tashmë 23 vjeç, ai do të nënshkruajë një kontra…
Sport