Meghan Markle dhe Princ Harry me probleme financiare! Dukesha e Uellsit rrezikon të humbasë 100 milionë dollarë, ja arsyeja

Bashkëshortja e Princ Harry-t, Meghan Markle po përballet me disa probleme financiare.

Sipas burimeve për mediat e huaja, Dukesha e Uellsit do të humbë pasurinë e saj në vitin 2025.

Rreth këtyre lajmeve ka reaguar vetë eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams.

Ai tregoi se falimentimi i Markle vjen si pasojë e të gjitha projekteve që çifti mori pas largimit ngë Mbretëria e Bashkuar, disa prej të cilave dyshja i kanë lënë pezull.

Sipas ekspertit një rol të veçantë në problemet financiare luan edhe prisja e kontratës së Princit dhe Meghan me kompaninë “Spotify”.

“Ata janë duke punuar në programe të reja për Netflix dhe Meghan ka lançuar blogun e saj të sitilit të jetesës, American Riviera Orchard. Ata e kanë prishur kontratën me Spotify, gjithasthu mendohet se Lemonada Media, së cilës Meghan i është bashkuar, thuhet se synon t’i lë podcast-et e saj pezull deri vitin e ardhshëm. Që kur filloi kontrata e tyre prej 100 milionë dollarësh me Netflix, ata nuk kanë bërë pothuajse asgjë për të. Gjithçka mbaron vitin e ardhshëm dhe Netflix nuk po prodhon më serialin e “The Croën”, siç ishin më parë. Prandaj ata mund të kenë më pak interes për Sussexes. Nëse ata e humbasin këtë kontratë, me Archeëell, fondacionin e tyre të biznesit dhe bamirësisë, duke pasur kaq pak donatorë, ata mund të përballen me probleme financiare”– tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×