Ekskluzive/ Heidi dhe Romeo nisin bashkëjetesën, ja ku po jetojnë çifti pas daljes nga Big Brother Vip

Edhe pse shumë të dashur nga publiku dhe fansat e tyre, Heidi dhe Romeo kanë vendosur të qëndrojnë larg vëmendjes së publikut pas daljes nga Big Brother Vip!

Shiko videon e plotë:

Ata duket se kanë marrë pak kohë për veten dhe njëri-tjetrin duke shijuar lidhjen e tyre të dashurisë në privatësi. Vip Magazine ka mësuar se çifti tashmë kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë.

Nga sa kemi mundur të mësojmë aktualisht ata janë vendosur në një apartament ku po jetojnë vetëm, teksa planifikojnë pushimet e tyre këtë verë.

Pavarësisht kërkesave dhe ofertave të shumta, Heidj dhe Romeo kanë qëndruar larg angazhimeve profesionale deri tani.

Është ende mister se çfarë do të ndodhë me emisionin “Më lër të flas” në sezonin e ri televiziv, pasi Romeo vijon të jetë paska i hatërmbetur pas finales së Big Brother Vip.

Nga ana tjetër, Heidi i ka thënë Jo ofertës së Manushit për të prezantuar programin që do të nisë në Top Channel dedikuar kampionatit europian të futbollit.

Megjithatë ajo është shprehur e gatshme të vijë në ekranin e Top Channel si moderatore, kështu që do të na duhet të presim shtatorin për të parë se në çfarë formati do të vijë ajo për publikun.

Heidi dhe Romeo janë një nga çiftet më të dashur të publikut për momentij. Ata rrëmbyen vëmendjen e fansave dhe paparacëve edhe në koncertin e Alban Skënderajt, që bëri bashkë rreth 25 mijë veta në stadium./Vip-Magazine.al/

Ekskluzive/ Heidi dhe Romeo nisin bashkëjetesën, ja ku po jetojnë çifti pas daljes nga Big Brother Vip

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook