Tek Napoli nis zyrtarisht epoka e re, nën drejtimin e teknikut Antonio Conte. Conte ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Napoli, I shoqëruar nga drejtori sportive Giovanni Manna, ku do të pritet nga drejtuesit më të lartë në shtëpinë e Napolit në Castel Volturno dhe do të nisë menjëherë nga puna, për të projetkuar Napolin e sezonit të ardhshëm. Ai u prit në aeroport nga tifozë të shumtë, ku nuk ngurroi t’i përshëndeste ata dhe i buzëqeshur të jepte edhe autografe.
Sa i përket merkatos, Napoli vijon të jetë në pritje se si do të shkojë tratativa për shitjen e sulmuesit kryesor Victor Osihmen, ndërkohë që Conte kërkon të “bllokoj” shitjen e kapitenit të skuadrës, Giovanni Di Lorenzo, të cilin e sheh akoma si element të domosdoshëm të formacionit të skuadrës së tij, sezonin e ardhshëm. Lukaku vijon të mbetet dëshira e madhe e teknkut nga Leçe sa i përket sulmit.