Çfarë e shkaktoi zjarrin e madh te tregu i rrobave të vjetra në Shkodër? Reagon policia

Policia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me zjarrin e rënë një ditë më parë në tregun e rrobave të vjetra në këtë qytet.

Efektivët e qytetit verior shprehen se zjarri në tregun e rrobave të vjetra në qytet është shkaktuar nga dy djem të mitur, të cilët kanë qenë duke luajtur.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme në lagjen “Ndoc Mazi”.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Çfarë e shkaktoi zjarrin e madh te tregu i rrobave të vjetra në Shkodër? Reagon policia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook