Besimtarët myslimanë në Fier falin namazin e Kurban Bajramit

Edhe besimtarët myslimanë në Fier kanë falur që në orët e para të mëngjesit të sotëm namazin e Kurban Bajramit, ndërsa krerët myslimanë të Myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe e harmoni mes njerëzve.

Gazetari Ilmi Saliaj raporton për Arena e Lajmit se namazi u fal në orën 6:00 ndërsa ceremonisë i parapriu me fjalën e tij, myftiu i Fierit Mikel Hazizolli.

Ai përcolli mesazhin për më shumë paqe e harmoni mes njëri – tjetrit e veçanërisht më shumë vëmendje ndaj njerëzve në nevojë.

Janë me qindra besimtarët myslimanë në Fier që i bashkohen riteve të kësaj feste të shenjtë në sheshin qendror të qytetit.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook