“Luajtëm ndeshjen më të mirë deri më tani”, Southgate i lumtur pas kualifikimit: Kjo skuadër tregoi që ka karakter, nuk jemi të kënaqur vetëm me arritjen e gjysmëfinales

Anglia mes 4 më të mirave të Evropës. Skuadra e Southgate arrin të presë një biletë për në gjysmëfinale. Pvarësisht se loja e “tre luanëve” nuk bindi as në sfidën ndaj zviceranëve, Anglinë e “ndjek” fati sërish siç bëri edhe ndaj Sllovakisë, në sfidën për raundin e të 16-ave. Këtë here ruleta e fatit nga pika e penalltive ishte në anë e anlgezëve, të cilët fituan 5-3, pasi rezultoi fatal gabimi i Akanjit.

Pas sfidës I lumtur ishte tekniku Southgate për suksesin e të tijëve, duke analizuar kështu sfidën përballë Zvicrës: “Sot luajtëm shumë mirë, mund të themi se është ndeshja më e mirë që kemi bërë deri më tani. Skuadra jonë konfirmoi edhe njëherë tjetër forcën e karakterit që ka. Të tilla kompeticione fitohet edhe nëpërmjet këtyre karakteristikave, jo vetëm në sajë të të luajturi mire.

Mbërritëm në gjysmëfinale, por sigurisht ne nuk duam të ndalemi këtu”, theksoi Gareth Southgate. Një sukses i rëndësishëm për kombëtaren e “Tre Luanëve”, që hedh seriozisht tashmë kanidadturën për finalen e 14 Korrikut, në Berlin. Në gjysmëfinale ata do të përballen me Holandën.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×