Prekja me dorë, Cucurrela: Nuk më bëjnë përshtypje fjalët, edhe arbitrat gabojnë

Një prekje me dorë e Cucurrellës gjatë shtesës së ndeshjes Gjermani-Spanjë prodhoi diskutime të mëdha. Arbitri Taylor, vendosi që, në atë moment të mos akordojë penallti në favor të “panzerave”. Rreth kësaj çështje-je,  ka folur vetë mbrojtësi i njohur i iberikëve.

“Topi goditi dorën time, por unë e ruajta qetësinë. Sepse arbitri tha menjëherë që nuk ishte penallti. ‘Jo, jo, nuk është asgjë’, u shpreh ai, fjalë që më bënë të ndihesha më mirë.

Nëse ekspertët e gjykimit shprehen qartë se nuk ishte dorë… ok, nuk ishte dorë. Nuk më bëjnë përshtypje fjalët. Arbitrat janë qenie humane, por u takon atyre të marrin vendime në një kohë shumë të shpejtë” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×