A do ta prezantojë Big Brother Vip këtë edicion? Arbana Osmani i kthen përgjigjen e papritur ndjekësit

Largimi i Arbana Osmanit nga Big Brother Vip Albania vijon të jetë mjaft i komentuar në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo është pyetur sërish në instagram lidhur me këtë format, edhe pse tani largimi i saj nga Top Media është përfundimtar dhe drejtimin e BBV e ka marrë Ledion Liço.

Ndjekësi e parashtron se e di që Arbana nuk do i përgjigjet, por sërish e bën pyetjen. Kjo e fundit shprehet se me rëndësi është që (ndjekësi) të mos heqë dorë.

Pak muaj më parë Arbana Osmani pati një afrim me Klan Kosovën ku u diskutua mundësia që ajo të ishte në rolin e produksionit në BBVK.

Duket se sezonin e ardhshëm ajo do të ketë një afrim pranë këtij televizioni, por nuk dihet ende se në çfarë formati do të vijë ajo për publikun.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×