Merkato/ Derbi i Italisë për Gudmundsson, Juventus gati t’i “prishë” planet kampionëve të Italisë

Prej javësh kampionët e Interit janë vënë në ndjekje të islandezit të Genoas Gudmundsson. Sezonin e shkuar Gudmundsson ishte një prej lojtarëve më të mirë tek klubi kuq e blu. Por tratativa për të shkuar tek islandezi për ziklatrit është vështirësuar akoma më shumë, pasi siç raportojnë mediat italiane në garë për të është futur edhe Juventusi i Thiago Mottës.

Edhe Juventus ashtu si Inter janë duke menduar për të gjetur marrëveshjen me klubin xhenovez nëpërmjet formulës së huazimit duke ofruar fillimisht 8-10 milionë euro, e më pas për të patur të drejtën e blerjes në fund të sezonit të ardhshëm për 15 milionë euro.

Në ditët në vijim do të mësohet më shumë lidhur me këtë tratativë, por e sigurte është që me shumë gjasa për Gudmundsson do të ketë një derbi të Italisë, mes Interit dhe Juventusit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook