Terrorizoi lagjen duke qëlluar me armë nga ballkoni i pallatit, lirohet 71-vjeçari në Korçë

Gjykata e Korçës ka caktuar masën ‘arrest në shtëpi’ për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili dy ditë më parë terrorizoi banorët e lagjes 16 të qytetit të Korçës.

Mosha ka qenë ajo që ka bërë që prokuroria të kërkojë masën e arrestit në shtëpi gjë që është pranuar edhe nga gjykata. Gazetarja Lorena Kodra raporton për se përpos moshës edhe fakti që i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor ka bërë që të zbutet masa.

Kujtojmë se dy ditë më parë i moshuari ka qëlluar në ajër nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe ka bërë rezistencë ndaj policisë për rreth dy orë duke kërcënuar se do hapte sërish zjarr. Kanë qenë njësitë speciale RENEA që negociuan me 71-vjeçarin për t’u dorëzuar. Nga e gjithë kjo ngjarje fatmirësisht nuk mbeti asnjë i lënduar.
()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook