VIDEOLAJM/ “Qenke bërë e bukur sot”, gazetarët ‘thumbojnë’ Alketa Peren, ja si reagon mjekja

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur mjekja e Onkologjikut, Alketa Pere hyn në GJKKO. Për të shmangur kontaktin me gazetarët, Pere siç duket kishte zgjedhur të vinte syze, por edhe të fliste në telefon, ndërsa nuk nguroi që të buzëqeshte para kamerave.

Gazetarët nga ana tjetër, kanë ‘thumbuar’ mjeken pas kritikës së kësaj të fundit se në raportimet e tyre dhe kronika i kishin nxjerrë një foto shumë të keqe.

“Qenke bërë e bukur sot”, dëgjohen teksa thonë gazetarët. Ndërkohë, avokati i saj, pas këtyre komenteve nuk nguroi që të falënderonte gazetarët. Sot GJKKO shqyrton masat e caktuara për 7 mjekët dhe infermierët e Onkologjikut.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook