Sherri mes fqinjëve për tokën, autoritetet zbulojnë detaje: Si u plagosën me armë polici dhe kushëriri i tij

Dy kushërinj, njëherazi edhe fqinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras për shkak të një konflikti pronësie.

Sipas autoriteteve, gjatë konfliktit për një sipërfaqe toke ka mbetur i plagosur efektivi i policisë Sahit Ahmetaj (Sela), i cili ishte jashtë shërbimit.

Po ashtu i plagosur mbeti edhe kushëriri i tij, Adrian Sela.

Për pasojë të dy janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook