Alma Bektashi flet për tradhëtinë e ish-bashkëshortit: Lajmin e mora vesh nga portalet

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Alma Bektashi, që i dha fund martesës verën e 2021, ka folur së fundmi për jetën e saj private. Edhe pse e rezevuar, ajo ka treguar për mënyrën sesi e ka mësuar tradhtinë e të shoqit, që ishte edhe arsyeja e divorcit mes tyre. Në një intervistë të dhënë për mediat e Kosovë Alma Bektashi tregoi se edhe pse kishte pasur dyshime, lajmin e kishte mësuar nga portalet.

“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë”-ka treguar ajo.

Për Almën, të kapërcente këtë ngjarje nuk ka qenë aspak e lehtë dhe tregon që ende nuk e ka falur. “Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh pret mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton,”-tha në fjalën e saj këngëtarja.

Këngëtarja Alma Bektashi i ka dhënë fund në vitin 2021 martesës me bashkëshortin e saj Sokol Stafa, pas 25 vjetësh martesë, pasi ai nisi një lidhje dashurie me një vajzë 20 vjet më të re.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook