E eleminon Brondby, Llapi del jashtë Conference League

Llapi është eleminuar që në turin e dytë kualifikues nga Conference League. Klubi kosovar, pas disfatës 6-0 ndaj Brondby në ndeshjen e parë, sot barazoi 2-2 ndaj ekipit danez, rezultat ky i pamjaftueshëm për t’u kualifikuar më tej.

Gashijan kaloi në epërsi skuadrën e Batatatinës në pjesën e parë, por gëzimi zgjati pak, pasi mysafirët përmbysën llogaritë me Yeboah dhe Omoijuanfo. Autogoli i Mikkelsen “vulosi” shifrat përfundimtare në 2-2.

Brondby merr kështu një biletë për në fazën tjetër, me synimin e vetëm, kualifikimin në fazën e grupeve. Në krahun tjetër, te Llapi duhet të provojnë përsëri.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×