E ardhmja e Victor Osimhen mbetet në pikëpyetje, sulmuesi nis stërvitjen

E ardhmja e Victor Osimhen vazhdon të jetë në pikëpyetje, me qendërsulmuesin nigerian që pëlqehet nga PSG dhe disa klube të Premierligës si Arsenali dhe Chelsea.

Përtej zërave të merkatos, ndërkohë, raporton TuttoNapoli, lojtari, pas problemeve të vogla fizike të ditëve të fundit, është rikthyer në grup, duke u stërvitur me Napolin. Nesër napoletanët  do të përballet me Gironën në një miqësore por me siguri, Osimhen nuk do jetë pjesë e skuadrës, për shkak të thashethemeve që e lidhin atë me një largim të mundshëm. 25-vjeçari ka realizuar 15 gola sezonin e kaluar.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook