VIDEO/ Kryemadhi shfaqet siç nuk e kemi parë, xhiro me makinë në Tiranë, muzikë dhe gotën e kafesë në dorë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi shfaq vazhdimisht anën e saj sportive në publik, duke zgjedhur t’i qëndrojë larg petkut strikt të politikanes. Dhe këtë radhë, Kryemadhi po na tregon se ndodhet në Tiranë duke shijuar këto ditë qetësie, teksa shumë qytetarë për t’i shpëtuar temperaturave përvëluese i janë drejtuar bregdetit.

Ajo ka publikuar në TikTok një video ku shfaqet duke bërë xhiro me makinë në Tiranë, këtë të diel ku rrugët kanë gjithnjë e më pak lëvizje. Me njërën dorë në timon, ndërsa në tjetrën duke mbajtur një gotë kafeje dhe shijuar muzikën në sfond. “Është mëngjes i mirë se Tirana është bosh”, shkruan Kryemadhi krah videos ku bën xhiro me makinë.

Disa ditë më parë, Monika Kryemadhi u pa në publik duke bërë shopping me kushërirën e saj, këngëtaren me famë botërore Bebe Rexha e cila vizitoi Prishtinën, Dibrën dhe Tiranën, pasi mori pjesë në festivalin e përvitshëm Sunny Hill.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook