Gjatë mesnatës së fundit një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit.
Gaetari Fatmir Popja raporton për Arena e Lajmit se burime jo zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.45 në afërsi të Rreth-rrotullimit pranë Godinës së Postës Shqiptare.
Fatmirësisht drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë prej tij ,ndërsa automjeti është shkrumbuar tërësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit që kanë bërë të mundur fikjen e flakëve dhe largimin e automjetit nga rruga.


Paraprakisht dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar një difekt në sistemin elektrik .
(Arena e Lajmit)