Fonseca: Skuadra zbatoi detyrat, ndaj Barcelonës treguam se jemi në rrugën e duhur

Tekniku i Milanit, Fonseca komentoi fitoren në miqësore ndaj Barcelonës.

“Jam shumë i kënaqur me lojtarët, për kurajën që tregojnë, për mënyrën si luajnë. Tashmë i kemi objektivat të qartë, pas katër javësh nuk është e lehtë. Djemtë kanë qenë fantastikë në javët e fundit. Kemi shumë për të përmirësuar, por ne po bëjmë hapat e duhur. Turneu ishte shumë, shumë pozitiv, ndjesitë ishin shumë të mira.”

“Pulisic luajti një ndeshje fantastike për mua, ai luajti si numër 10 në pjesën e parë dhe mund të luajë kudo në sulm, ai është shumë, shumë inteligjent. Më pëlqeu ta shihja atje dhe Saelemaekers si mbrojtës të krahut. Torriani? Për të mund të them vetëm gjëra të shkëlqyera, nuk kam fjalë për të, është shumë herët por nuk kam asnjë dyshim që kemi një portier për të ardhmen,” – tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×