Zjarr në fshatin Sinjë, flakët përfshijnë sipërfaqen me ullishte

Ullishtet e fshatit Levan në Njësinë Administrative Sinjë janë përfshirë nga flakët.

Fillimisht zjarri u shfaq në sipërfaqen me shkurre e ferra përreth ullishtes por u përhap me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta

Pas njoftimit të marrë, drejt zonës së zjarrit janë nisur grupet e shërbimit zjarrfikës me 3 mjete zjarrfikëse.

Sipas burimeve nga vendngjarja, situata është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e plotë të vatrave të zjarrit, ndërkohë që ende nuk mund të përllogariten ende dëmet dhe sipërfaqja e përfshirë nga flakët.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×