Franca shkëlqen në basketboll, triumfon ndaj Gjermanisë dhe “fluturon” në finale

Franca është kualifikuar për në finalen e madhe të basketbollit në Lojërat Olimpike. Vendasit shkëlqyen në Paris, duke eleminuar Gjermaninë, një kombëtare pretendente.

Francezët fituan 73-69, në një sfidë spektakolare, plot emocione dhe ritëm. Pas rezultatit 25-18 në favor të gjermanëve në periodën e parë, erdhi përmbysja në vijim, me rezultatet 15-8 dhe 23-17.

Franca synon medaljen e artë, pas një ecurie mjaft pozitive. Lojërat Olimpike kanë filluar me 26 korrik dhe do të mbyllen me 11 gusht.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×