Detajet e reja nga vrasja në Shënavlash/ Merret në pyetje gruaja e Esmerald Ballës: Paratë në kasafortë s’i ka marrë burri im

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku djali Esmerald Balla vrau babanë e tij, Enver Ballën.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për News 24 se policia ka marrë në pyetje gruan e 30-vjeçarit.

Bashkëshortja e Esmerald Ballës ka thënë se paratë në kasafortë nuk i ka marrë burri i saj.

“Paratë në kasafortë nuk i ka marrë burri im”, ka thënë ajo. Konflikti mes babait dhe djalit dyshohet se ka ardhur, për shkak të një shume parash prej 75 milionë lekë të vjetra.

Ndërsa, viktima jetonte me gruan e dytë dhe me Esmeraldin e familjen e tij. Enver Balla, me gruan e dytë kishte 18 muaj që jetonte.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×