“E ke famën prej Nora Istrefit”, Robert Berisha i përgjigjet për herë të parë komenteve

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka pohuar së fundmi se ka qenë Nora Istrefi ajo që i ka dhënë famë në Shqipëri.

I ftuar në podcastin “Dheze Mikrofonin” ai ka thënë se nuk ishtë i panjohur në Kosovë pasi ka dalë në skenë kur Nora, ish partnerja e tij, ishte akoma 5 vjeçe por nuk e mohon faktin se ajo i ka dhënë një të shtyrë në tregun shqiptar.

“Unë në ’92, ’93 kur kam dalë në skenë, kur kam dalë në xhirimet e vitit të ri ska pasur as Youtube, as rrjete sociale, asgjë. Jo po ti e ke famën prej Norës. Nora ka qenë 5 vjeçe kur kam dalë unë në skenë, ama që ma ka dhënë një të shtyrë, po, sidomos në Shqipëri,” tha Roberti.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×