Këndvështrimi i Medon Berishës: Ndeshja mund të shkonte ndryshe, kemi ekip cilësor

Medon Berisha, futbollisti i kombëtares tonë, u përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas barazimit 0-0 të Lecces ndaj Torinos.

“Është një pikë e mirë, por ne e dimë se mund të kishim fituar. Në qendër mund të shprehem më mirë, kuptohem mirë me shokët e skuadrës dhe e lexojmë mirë situatën”.

Për vendin e titullarit –  “Në stërvitje gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time, në fund shpërblehem. Kur jep më të mirën, kënaqësia vjen dhe kështu është më mirë”.

“Unë jam gjithmonë gati, është e rëndësishme të jem në dispozicion të trajnerit. E mësova se do luaja pak para ndeshjes, por nuk ishte problem. Jemi një ekip cilësor. Tani duhet të sigurojmë vazhdimësi, unë mendoj se ata(Torino) ishin të befasuar nga ne”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook