Shtyhet sërish hapja e kampit në Gjadër, Meloni: Na duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë perfekte!

Shtyhet sërish hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër.

Lajmi është dhënë nga vetë kryeministrja e Italisë Georgia Meloni.

“Ne jemi duke punuar për këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm. Do të duhen edhe disa javë që të jetë perfekt. Do të kisha preferuar që të fillonte më herët, por ne i kemi sytë e botës të fokusuar tek kjo nismë. Nëse duhen pak më shumë ditë, nuk më intereson”, u shpreh ajo, sipas medias italiane Ansa.
Kampi i Gjadrit ishte parashikuar të hapej në fillim shtatorit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×