Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.
mëson se avokatët e Malltezit i ishin drejtuar me kërkesë Gjykatës së Lartë për të prishur vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 28 qershor 2024 që e la atë në masën arrest shtëpie.

Avokatët e ish-kryeministrit dhe Malltezit, iu drejtuan Apelit të Posaçëm lidhur me informacionin dymujor të SPAK-ut për hetimet. Ata kërkuan shuarjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur nga gjykata. Por Apeli i GJKKO la në fuqi masat.
Berisha dhe Malltezi akuzohen nga SPAK për “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim” për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Prej 30 dhjetorit, ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në masë arresti shtëpie.
Vijon…
()