Gjini kërkon të lejohen në sallë deputetët e pa përjashtuar, Spiropali: Ata që i pengojnë po kryejnë një akt të rëndë! Përplasen me Gardën dhe…

Pavarësisht tensioneve jashtë Kuvendit, puna në Kuvend vijon me deputetët e maxhoranës që kanë arritur të futen në sallë.

Deputeti Frrok Gjini ka kërkuar që pjesë e seancës të jenë edhe deputetët e opozitës të cilët nuk janë përjashtuar.

Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e cila ka vlerësuar edhe punën e gardës.

Gjini: Deputetë jo të dënuar është mirë tu krijohet mundësia të jenë prezentë në sallë. Të marrin pjesë në debat në Kuvend.

Spiropali: Duhet të jenë në Sallë. Ata që i pengojnë po bëjnë një akt të rëndë ndaj tyre dhe Gardës. Ata përballen me fyerje, janë vëllezër prindër bij të dikujt e nuk meritojnë të trajtohen në atë mënyrë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×