Anglia, 3 lojtarë largohen nga grumbullimi, erdhën të dëmtuar nga skuadrat e tyre

Morgan Gibbs-White, Ezri Konsa dhe Kobbie Mainoo do të mungojnë në ndeshjet e Anglisë në tetor në Nations League, kundër Greqisë dhe Finlandës. Federata ka njoftuar se futbollistët në fjalë nuk janë të gatshëm, pasi janë dëmtuar në klubet respektive.

“Të tre lojtarët kanë pësuar lëndime në klubet e tyre përkatëse në fundjavë  dhe nuk do të jenë të grumbulluar për ndeshjet e  Nations League kundër Greqisë dhe Finlandës” – Shkruan Federata. Anglia është në vendin e dytë në League B me 6 pikë.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×