Aksident në Vlorë/ Po lëvizte me biçikletë, përplaset nga një makinë, niset drejt spitalit në gjendje të rëndë një person

Një aksident ka ndodhur në bulevardin Ismail Qemali, pranë Teatrit Petro Marko, ku një automjet ka aksidentuar një kalimtar.

Menjëherë ka mbërritur ambulanca, e cila ka marrë të plagosurin për ndihmën e parë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë.

I plagosuri po lëvizte me biçikletë në vijat e bardha kur është aksidentuar nga një automjet Benz. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×