Ndalohet 32-vjeçari në Elbasan! Kanos me fjalë drejtuesin e autobusit dhe nxënësit, tha se po ia bullizojnë fëmijët

Një 32-vjeçar në fshatin Xibrakë në Elbasan ka kanosur me fjalë drejtuesin e autobusit të shkollës dhe nxënësit e 9-vjeçares.

I riu e ka bërë këtë veprim, pasi pretendon se nxënësit dhe shoferi kanë bullizuar fëmijët e tij.

“U ndalua G. B., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Xibrakë, ka kanosur me fjalë drejtuesin e një autobusi të transportit publik, shtetasin E. Sh., dhe nxënësit e një shkolle 9-vjeçare, të cilët udhëtonin në këtë autobus, me pretendimin se ata kanë bullizuar fëmijët e tij”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×