“Partizani”/ SPAK dorëzon në GJKKO dosjen për Berishën dhe Malltezin

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për kryetarin e PD Sali Berisha e dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe noteren Andia Pustina, duke zbritur në GJKKO kërkesën e nisjes së gjykimit lidhur me dosje “Partizani”.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se përfaqësuesit e akuzës Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë teksa kjo e fundit pritet që të hedh shortin për të caktuar trupën gjykuese ku në listën e 10 gjyqtarëve nuk përfshihet emri i Irena Gjokës.

Kjo e fundit ka qenë trupë gjykuese prej tetorit të vitit të kaluar ku ka miratuar edhe masat e sigurisë, ndërsa ligji përcakton se nuk duhet të jetë më pjesë e procesit.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×