Messi rikthehet të bëjë “bomber-in”, Argjentina luan “tenis”, Scaloni: Lautaro për “Topin e Artë”

Java e 10 e kualifikueseve të Amerikës Latine, për Botërorin 2026, shikoi sërish Argjentinën të fitonte bindshëm, e të konsolidojë vendin e parë në renditje, me 22 pikë.

La Selession, arriti të fitonte me rezultatin e thellë 6-0 ndaj Bolivisë. Lionel Messi u rikthye të shkëlqejë me fanellën e bardh e kaltër, 3 muaj pas dëmtimit në finalen e Copa Americas.

Tripletë e realizuar nga “Pleshti”, që rikthehet të magjeps tifozët në Buoenos Aires. Messi realizoi që në minutën e 19, pasi Lautaro rrëmbeu një top dhe serviri saktë për numrin 10. Messi ndërkohë i riktheu reston Lautaros, me sulmuesin e Interit që realizoi në të 43 minutë. Sërish Messi në kohën shtesë dhuron asisitn e dytë të mbrëmjes këtë herë tek Julian Alvarez për golin e 3. Në pjesën e dytë kishte festë edhe për të riun Almada që realizoi në minutën e 69. Më pas për ta mbyllur në mënyrë spektakolare mbrëmjes për kampionët e Botës, mendoi sërish Leo Messi, që shënoi dy herë, duke rikthyer Argjentinën tek fitorja, pas dy hapave fals atë ndaj Kolumbisë dhe Venezuelës.

Tekniku i Argjentinës u shpreh i lumtur për fitoren e skuadrës së tij dhe theksoi hapur se për të Topin e Artë duhet ta fitojë Lautaro: “Nuk ishte një ndeshje e lehtë pavarësisht rezultatit. Ne po bëjmë maksimumin dhe publiku po e pëlqen mënyrën tonë të të luajturit.. Jemi duke e shijuar këtë moment. Lautaro për Topin e Artë? Ka zhvilluar një sezon spektakolar, realizoi në finale të Kupës së Amerikës dhe ishte golashënuesi më i mirë. E meriton më shumë se të gjithë.

Vetë sulmuesi i Interit, i cili ishte sërish protagonist në këtë sfidë edhe njëherë tjetër e që duket se këtë vit po përjeton momentin më të mirë të karrierës, lidhur me mundësinë për të fituar Topin e Artë theksoi: “Unë do të shkoj së bashku me bashkëshorten time me shumë kënaqësi në këtë ceremoni, por mendoj gjithmonë se grupi është mbi individin. Megjithatë mendoj se sezonin e fundit me Interin kemi arritur të bëjmë një sezon spektakolar. Meritoj të jem ay mes më të mirëve. Nuk mund t’Ju them nëse e meritoj ta fitoj apo jo, por do të jem i emocionuar atë natë”.

Argjentina pas këtij suksesi kryeson renditjen me 22 pikë, pas 10 ndeshjeve, 3 pikë më shumë se sa Kolumbia e vendit të dytë, duke qenë kështu një hap larg kualifikimit për në Kupën e Botës 2026.

Arena e Lajmit

Messi rikthehet të bëjë “bomber-in”, Argjentina luan “tenis”, Scaloni: Lautaro për “Topin e Artë”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook