Antony në shitje, braziliani largohet me “skonto”, United reziston për Rashford

Në vitet e fundit, në shtëpinë e Man.United më shumë është diskutuar për trajnerë, për merkato, se sa për tituj dhe futboll. Një situatë e shumë e vështirë që vijon të jetë e prekshme edhe këtë sezon, ku në qendër të diskutimin është trajneri Ten Hag. Nëse nuk do të ishte për faturën e lartë ekonomike, për prishjen e kontratës, holandezi do të ishte shkarkuar prej kohësh, por sërish e ardhmja e tij është në dyshim të fortë.

Mbi teknikun holandez rendojnë jo pak edhe disa zgjedhje të tij, si në rastin e Antony, lojtar për të cilin Man.United investoi 95 milionë euro për ta blerë nga Ajax. Braziliani nuk arriti kurrë të justifikojë investimin e bërë, vetëm 86 ndeshje dhe 12 gola, shifra këto të cilat detyrojnë “djajtë e kuq” ta nxjerrin në merkato, madje me skonto.

Antony
Antony

Sipas mediave angleze, United është gati të lë të lirë Antony për 50 milionë euro. Pavarësisht këtij fakti mungojnë ofertuesit duke bërë që edhe opsioni i huazimit të jetë i mundshëm, mjafton që të kursejnë pagën e tij sezonale.

Rashford
Rashford

Nga United mund të largohet edhe Marcus Rashford, por sipas mediave, “djajtë e kuq” refuzuan në verë 90 milionë euro nga PSG pasi drejtuesit e klubit e vlerësojnë kartonin e tij me 115 milionë euro. Rashford ka një kontratë me Man.United deri në 2028, detaj ky që i jep një bonus të rëndësishëm për t’u futur në negociata.

()

Arena e Lajmit

Antony në shitje, braziliani largohet me “skonto”, United reziston për Rashford

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook