Largimi i Ten Hag, flet Bruno Fernandes: Trajneri nuk ishte i vetmi fajtor…

Mesfushori i Manchester United është rikthyer të flasë për largimin e trajnerit Ten Hag nga pankina e “Djajve të kuq”.

“Ne e dimë se Erik ka shkuar, nuk është mirë për askënd në klub kur trajneri largohet. Ekipi nuk është më i miri, rezultatet nuk janë më të mirat dhe ai është personi që paguan për këtë”.

“Sa herë që e shihni një trajner të largohet ju duhet ta merrni fajin mbi supet tuaja, sepse kjo ndodh pasi ekipi nuk po bën mirë”.

“Është më e lehtë të largosh një trajner sesa 15 lojtarë. Unë kam folur me trajnerin dhe i kam kërkuar falje atij, isha i zhgënjyer që ishte larguar dhe u mundova ta ndihmojë atë”, ka thënë Fernandes.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×