Shuhet zjarri që ra pranë Piramidës 17/ Digjen 5 dynym me ferra dhe shkurre në territorin e Shqipërisë

Zjarri i rënë pranë kufirit me Greqine, në zonën pyjore të Leskovikut, në afërsi të piramidës 17 është fikur.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Arena e Lajmit se zjarri preku sipërfaqe me shkurre në territorin tonë dhe sipas informacioneve janë djegur rreth 5 dynym me ferra,shkurre dhe barishte duke shpëtuar kurorat e pishave në zonën e zjarrit.

Për të bërë të mundur kufizimin e kësaj vatre deri në fikjen totale të saj punuan forcat zjarrfikëse të bashkisë Kolonjë, punonjës të policisë kufitare dhe shërbimit pyjor.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×