Vrasja e adoleshentit në Tiranë! Mbahet 1 minutë heshtje nga protestuesit para parlamentit

Ka nisur tubimi i opozitës përpara parlamentit, teksa pritet që të miratohet projekt-buxheti i vitit 2025 në Kuvend.

Protestuesit janë mbledhur përpara Kuvendit, të pajisur me çadra, edhe pse jashtë po bie shi.

Në një moment, protestuesit kanë mbajtur një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Ashtu siç ka paralajmëruar edhe lideri i PD-së Sali Berisha, protesta mbahet kundër projekt-buxhetit 2025, që opozita e konsideron antisocial.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook