Rikthehet kampionati shqiptar, java e 14-të luhet të shtunën & të dielën

Pas përfundimit të ndeshjeve të fundit të UEFA Nations League, rikthehet kampionati “Abissnet Superiore” me takimet e javës së 14-të.

Të shtunën do të luhen dy ndeshjet e para në orën 17:00. Në stadiumin “Loro Boriçi” Vllaznia do të përballet me Teutën, ndërsa Skënderbeu pret në shtëpi Dinamo City-n.

Java e 14-të do të ulë siparin të dielën me tre takimet e fundit. Ndeshja e parë e ditës është Bylis – Egnatia, që do të luhet në stadiumin “Adush Muça”, në orën 13:30.

Dy sfidat e fundit do të zhvillohen në 17:00. Partizani pret Laçin në “Arenën e Demave”, ndërsa në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet takimi i zjarrtë AF Elbasani – Tirana.

Abissnet Superiore Java 14
Abissnet Superiore Java 14


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×