Vrasja e Martin Canit, psikologia Treska: Shkolla duhet të informonte prindërit

Psikologe Valbona Treska në rubrikën Opinion në News24 duke folur për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, tha se prindërit duhet të komunikojnë me fëmijët.

Ajo tha se ne nuk e kemi të plotë situatën se si ka ndodhur ngjarja, megjithëse mund të dimë disa detaje.

“Kur themi se fëmija nuk ka pasur komunikim me prindin, së pari mund të jetë arsyeja që nuk ka dashur të shqetësojë prindërit, ose tjetra është se fëmija ka menduar që duhet të zgjidhë vetë problemin.

Ajo çfarë unë vërej është se prindërit duhej të ishin vënë në dijeni nga shkolla. Ne nuk mund të minimizojmë problemet, ka plot raste kur mund të zgjidhen nga shkolla përmes drejtorisë, psikologëve apo oficerit të sigurisë, por shkolla duhet të vërë në dijeni prindërit”, tha Treska.

Ajo tha se është një marrëdhënie shumë e ngushtë mes shkollës dhe prindërve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×