Ekzekutuan me një plumb në kokë biznesmenin, policia publikon pamjet: Çfarë u gjet te lokali i autorëve

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e provave të gjetura në lokalin e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, Shkëlqim dhe Florjan Duka.

Autoritetet zbuluan se në magazinën e lokalit të vëllezërve Duka janë zbuluar dhe sekuestruar një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike.

Sipas autoriteteve këto prova dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook