Perez i ashpër: Pa votat e Shqipërisë dhe tre vendeve të tjera, Vinicius do fitonte “Topin e Artë”

Pas deklaratave të bëra ku sulmonte UEFA-n për formatin e ri të Champions, Florentino Perez, është rikthyer të flasë edhe për “Topin e Artë”. Presidenti i Real Madrid, shprehet se Vinicius do ishte fitues i trofeut individual, nëse s’do  ishin votat e katër shteteve, ku përmend Shqipërinë, Namibinë, Ugandën dhe Finlandën.

“Nëse nuk do të votonin gazetarët nga Namibia, Uganda, Shqipëria dhe Finlanda, Vinicius do të kishte fituar “Topin e Artë”. Këto vende nuk i dhanë asnjë votë. Ne duhet të pyesim, se cilat janë kriteret e tyre për sportin”- tha ai.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook