Operacioni në Elbasan/ “Nuk dëgjon Tomi”, masë arresti dhe për avokaten e grupit të Suel Çelës, kontrolle në banesat e ish-gjyqtarëve. Përgjimet zbulojnë…

Një operacion i madh po zhvillohet në Elbasan. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se janë ekzekutuar disa urdhra arresti.

Burime për News24 bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle në disa biznese të mëdha në Elbasan, si dhe në banesat e familjarëve të personave të implikuar në ngjarje të mëdha kriminale.

Kontrolle janë zhvilluar dhe në banesat e ish-gjyqtarëve Zihni Shahu e Taulant Tafa. Masë arresti shtëpiak është dhënë edhe për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.

Emrat e ish-gjyqtarëve dhe avokates dalin në Sky ecc, në përpjekje për të zbutur pozitën e një anëtari të grupit të Çelës.

Në një moment shprehen “nuk dëgjon Tomi” për Tomorr Kullollin që më pas e përjashtojnë nga trupa gjyqësore.

Lala raportoi se ka kontrolle dhe në banesa ish-prokurorësh në Elbasan.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook