Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka përfunduar sot takimet konsultuese në lidhje me datën e zgjedhjeve 2025.
Partia Socialiste ka propozuar datën 11 maj si të përshtatshme, ndërkohë që PD “braktisi” takimin duke mos marrë pjesë na konsultime..
Deputeti i PD Dashnor Sula u shpreh se demokratët e kanë braktisur procesin e konsultimeve pasi gjithçka është vendosur paraprakisht dhe presidenti bën gjithçka që i është kërkuar nga mazhoranca.
Sipas tij, data 11 maj është një datë e caktuar tashmë, dhe lidhet edhe me samitin me liderët e huaj që do të mbahet në Tiranë para kësaj date.
“Kam 20 vite në politikë, edhe kur isha deri në 2005 kur isha në sistemin e drejtësisë i vlerësoja presidentët, përveç dy prej tyre të dy të Shqipërisë së Mesme. Ne zakonisht jkemi njerëz të butë por të sillesh si qen i rrahur në Presidencë kjo nuk është normale.
Presidenti është kthyer totalisht në zar të qeverisë.
Çfarëdo që kërkon qeveria, firmos e vulos. E dëgjon zërin e Presidentit për ndonjë hall të qytetarëve.
Kur më erdhi ftesa i thash ktheje pas.
Presidenti duhet të jetë uniteti i popullit. Mbaje 5 herë më shumë Ramën e mazhorancën por ktheji një herë sytë edhe nga opozita apo qytetarët.
Atij i është dhënë data, është mbyllur me datë 11 maj dita e zgjedhjeve”, u shpreh ai.
()