Shtohet lista e të dëmtuarve te Real Madrid, ylli i sulmit mungon disa javë

Probleme në horizont për Real Madrid. Së fundmi, Vinicius i është shtuar listës së gjatë të lojtarëve të dëmtuar, teksa ka qenë vetë klubi madrilen i Los Blancos që ka dhënë njoftimin, nëpërmjet një postimi në website-n zyrtar.

“Pas ekzaminimeve që i janë bërë sot nga shërbimi mjekësor i Real Madridit, lojtari i jonë Vini Jr. është diagnostifikuar me një tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së majtë. Në pritje të zhvillimeve”, shkruan Reali.

Në bazë të asaj që shkruajnë mediat, dëmtimi i sulmuesit brazilian është serioz dhe rrezikon të mungojë për disa ndeshje.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook