Përplasje mes Policisë dhe protestuesve të pozicionuar te sheshi Wilson. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga rruga, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet mes deputetëve dhe forcave të rendit.
Luan Baçi, deputet i PD-së, thekson se shefat e Policisë urdhërojnë që të dhunohen qytetarët. “Shefat e policisë po urdhërojnë dhunën”, tha Baçi.
Bledjon Nallbati tha se policia po provokon dhe po ushtron dhunë në mënyrë kafshërore kundër qytetarëve pa dallim moshe.
Një autobot që hedh ujin me presion është në gadishmëri për të ndërhyrë, sikundër edhe të paktën dy kompani të FNSH-së. Gazetari i News24, Relando Salianji tha se ka përplasje të vazhdueshme, sikundër policia ka ndërhyrë për të larguar qytetarët nga rruga, duke i zhvendosur.