EMRAT/ Zbardhet plagosja e 5-fishtë në Laç, në pranga 2 të rinjtë që përdorën armë. Ja arsyeja e sherrit

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Laçit, ku si pasojë e një konflikti të armatosur mbetën të plagosur pesë persona.  Dy të rinj janë arrestuar si autorë të dyshuar të ngjarjes, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar dy armë zjarri dhe mjete të tjera të përdorura. Në pranga ranë Klevis Ndreca dhe Daniel Gjeloshi.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur për një aksident të vogël rrugor dhe ka degjeneruar në përdorim armësh. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në Laç.

Vihen në pranga dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën 5 shtetas.

Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta të përdorura nga autorët tashmë të arrestuar.

Në vijim të informacionit të dhënë  për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2025, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën  me arme zjarri 5 shtetas, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit.

Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta (aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale) dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.

Nga këqyrja kamerave te sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikes së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy arme zjarri (pistoleta), një arme e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Daniel Gjeloshi. 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe Klevis Ndreca 28 vjeç, të dyshuar si autore për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për veprime te tjera hetimore.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook