Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova dha mendimin e tij para takimit ndaj Partizanit (Gjysmëfinalja e Final Four”.
“Pas 120 minutave në Kupë, grupi im ka lodhje, gjendja psikologjike u rëndua pas asaj loje që është për të ardhur keq për nga rezultati, por duhet ta pranojmë.
Për hir të saj që kemi kaluar, duhet të fokusohemi shumë në gjysmëfinale, kemi dy rezultate por duhet të luajmë dhe të shkojmë si të barabartë.
Është momenti i “Final 4”. Janë 4 skuadrat më të mira që e kanë merituar gjatë gjithë vitit, mendoj që nuk kam ndonjë preferencë, e rëndësishme është ndeshja me Partizanin dhe pastaj finalja është finale”, ka thënë mes të tjerash Tetova.