Një automjet është djegur plotësisht paraditen e sotme në aksin rrugor Sarandë – Gjirokastër.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në vendin e quajtur Skërficë.
Automjeti tip Jeep ka marrë flakë duke u shkrumbuar më pas plotësisht.
Mësohet se nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.