Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sistemi i pensioneve në Shqipëri ka kaluar nga një model asistence pa bazë sigurimesh, në një skemë funksional që në fakt i ndan pensionistët në dy blloqe, para dhe pas reformës së vitit 2014.
Ai theksoi se në momentin e marrjes së detyrës, vendi ishte i vetmi në kontinent pa një sistem real pensionesh, ku shumica e qytetarëve përfitonin më pak se 24 mijë lekë në muaj.
Ai ka përsëritur premtimin që deri në vitin 2030, çdo qytetar të ketë një pension minimal prej 200 eurosh.
Edi Rama: Sot kemi 2 blloqe pensionistësh, dhe ky është edhe dallimi ynë me kënetën dhe shëmbëlltyrës së asaj që gjërat nuk i sjell koha. Kur kemi marr detyrën nuk kishim sistem pensionesh, i vetmi në kontinent. Kishte sistem asistence, ishte vënë një tavan 24 mijë lekë. Të gjithë të tjerët ishin poshtë kësaj shume. Kjo ndodhi kur u shkatërrua baza industrial dhe u hodhën njerëz në rrugë e u quajtën pensionistë.
Por ajo që bëmë me reformën e 2014 është që vendosëm një sistem pensionesh mbi bazë sigurimesh. Kemi një bllok pensionistësh që janë para reformës dhe një bllok që është pas. Shumë pensionistë kanë pensione të ndryshme për të njëjtat kushte.
Me rritjen e bonuseve kemi arrë parasysh bazën e pensioneve, kemi bërë dy bonuse dhe duam t’i mbajmë sepse kemi projeksione të mira të rritjes të të ardhurave.
Kjo nuk është zgjidhja pasi kostot do të rriten, por ne do të punojmë që t’u japim të gjithëve para 2030 një pension minimalisht 200 euro.